Rreth Nesh
Shoqata Kulturore Humanitare VEPRA u themelua prej një grupi studentësh të rinj, në Kuvendin themelues me datë 14 Tetor 2011, në lokalet e Xhamisë së Re, në Bogovinë.
Megjithatë, bazat për themelimin e shoqatës janë ndërtuar që nga viti 2009, më saktësisht nga 17 Dhjetor 2009, kur për herë të parë në cilësinë e grupit rinor “Rinia Bogovinë” janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe humanitare.
Shoqata VEPRA menjëherë pas themelimit filloi me realizimin e progamit edhe atë me një buxhet simbolik, që ishte dhe donacioni i parë nga dashamirët, miqt dhe vetë anëtarët e kuvendit si formë anëtarësie. Më vonë, si rezultat i rritjes së numrit të projekteve, ishte i domosdoshëm edhe rritja e numirt të anëtarëtve. Prandaj, me date 25 Janar 2014, në mbledhjen e përbashkët me anëtar potencial, Shoqatës VEPRA iu bashkangjitën edhe 28 anëtar të rrinj. Nëse, analizojmë të gjithë periudhën e funksionimit, që nga themelimi e deri sot, në shoqatën tonë janë paraqitur rreth 60 aktivist, kontributi i të cilëve në vazhdmësi ka qenë evident.
Vetë zgjerimi i punës dhe projekteve solli dhe nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve edhe me shoqata tjera. Me datë 09 Gusht 2017 Shoqata VEPRA, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatn AVFI, nga Zvicra. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot e kësaj dite, në mënyrë shumë prefosionale dhe me rezultate konkrete.
Gjithashtu, nëse analizojmë trendin e projekteve do të shohim se, nga 2011 deri në fund të vitit 2022, Shoqata Vepra ka planifikuar dhe realizuar gjithësej 148 projekte të ndryshme, të fushës së kulturës, humanitetit, ekologjisë dhe infrastrukturës.
Projekte Humanitare të realizuara që nga viti 2011 deri më 2025
Projekte Kulturore të realizuara që nga viti 2011 deri më 2025
Projekte Ekologjike të realizuara që nga viti 2011 deri më 2025
projekte Infrastrukturore të realizuara që nga viti 2011 deri më 2025
Projektet
Të gjitha projektet e realizuara deri në vitin 2022
- Të gjitha
- Humanitare
- Kulturore
- Ekologjike
- Infrastrukturore
Anëtarët
Endrit Fetai
Kryetar
Driton Sinani
Nënkryetar
Nevabi Sali
Nënkryetar
Dashmir Sali
Anëtar
Sadri Sali
Anëtar
Gzim Ibraimi
Anëtar
Shuip Zilbeari
Anëtar
Gazmend Beqiri
Anëtar
Ermin Zilbeari
Anëtar
Mirsad Shabani
Anëtar
Gilman Shabani
Anëtar
Arbnor Asani
Anëtar
Besmir Tairi
AnëtarLlogaria Bankare